“Gazetaret nuk lejohen” shefi i komisariatit nxjerr me dhune gazetaren – Stop
KLIPET

“Gazetaret nuk lejohen” shefi i komisariatit nxjerr me dhune gazetaren

Jemi në Shkodër për problemin e 3 zotërinjve Mirand Pali, Aleksandër Vukelaj dhe Aleksandër Kronaj. Ata kanë bërë shkollën e mesme profesionale “Arben Broci” në vitet 2002-2007 për mekanikë. Sot numrat e amzës rezultojnë tjetër për tjetër nga ajo, që kanë në diplomën e pjekurisë. Kronaj për fat të keq sot rezulton ngelës, megjithëse është në shkollë të lartë.I drejtohemi shkollës dhe takojmë drejtorin aktual Zamir Laçej. Hapim librin e amzës shohim, që e gjithë klasa e denoncuesve e ka numrin e amzës të korrigjuar me korrektor.

Për problemin e amzës së korrigjuar, i drejtohemi Zyrës Vendore Arsimore, që bën legalizimet, dhe na thuhet, që për këtë cështje, të interesuarit duhet t’i drejtohen gjykatës.Nga ana tjetër në 15 shtator 2021, Mirand Pali ka bërë denoncim tek OPGJ Fadil Hotaj, ndaj ne drejtohemi në komisariatin e policisë Shkodër.Në këtë institucion, ku sic treguam pak ditë më parë,hynin e dilnin makina me targa false e pa targa, drejtuesi Paulin Cupi sillet në mëyrë harbute me gazetaren, duke e nxjerrë jashtë grupin e xhirimit, pa i dhënë përgjigje për problematikën.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *