Gazeta amerikane: Giorgia Meloni, “personi më i fuqishëm në Evropë” për vitin 2025

Giorgia Meloni është “personi më i fuqishëm në Evropë” sipas renditjes së gazetësë amerikane “Politico” për vitin 2025.

“Kë do telefononi nëse doni të flisni me Evropën? Nëse je Elon Musk, njeriu më i pasur në botë dhe këshilltari kryesor i presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, numri që telefonon i përket Giorgia Melonit”, shkruan gazeta amerikane, duke nënvizuar se “në më pak se një dekadë, liderja e partisë së krahut të djathtë Fratelli d’Italia kaloi nga epiteti si një e çmendur ultra-nacionaliste në zgjedhjen si kryeministre e Italisë dhe duke u vendosur si një figurë me të cilën Brukseli, dhe tani Uashingtoni, mund të bëjnë biznes”.

“Politico” e ka cilësuar atë në “renditjen e ndikimit” si interpretuesja perfekte e zeitgeistit, shpirtit të kohës, “gjithnjë e më radikale dhe që lulëzon në të dy brigjet e Atlantikut”.

“Në më pak se një dekadë, liderja e krahut të djathtë të Fratelli d’Italia – sipas gazetës amerikane – është konsideruar si një zë autoritar në panoramën politike globale”, në një përshkrim të gjatë që gjurmon ngritjen e Melonit dhe fazat kryesore të dy viteve të qeverisjes së saj, të përcaktuar si “një nga më të qëndrueshmet që ka ekzistuar ndonjëherë në Italinë e pasluftës.

Të Fundit