“Gati për Shqipërinë”, Rama ‘online’ me të rinjtë: Mos e humbni durimin, na duhet vetëm që…

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar ditën e sotme, përmes platformave online sesionin e tretë të nismës “Gati për Shqipërinë”.

Të rinjtë prezantuan para kryeministrit të gjitha njohuritë e tyre, por edhe kontributet ndër vite.

Të diplomuar si brenda dhe jashtë vendit, të rinjtë, kishin dëshirë të kontribuonin në fusha të caktuara, ku përmendim, arkitekturën, rritjen e cilësisë ushqimore, por edhe arkeologjinë.

Edi Rama: Grupet që flasin për projekte do të bëjmë takim më vete, për të parë se çfarë do të bëjmë. Të gjitha janë të bukura, por çështja është se si do t’i bëjmë këto gjëra. Faleminderit të gjithëve ju, pak durim se janë shumë. Gjëja e vetme që kam si porosi është se nuk duhet të humbim burimin dhe kontaktin me Borën ta mbani të hapur dhe të drejtpërdrejt. U bë takimi me një ministër, ju tha do takohemi dhe nuk bën, ia tregoni të gjitha Borës. Ju takon juve të mos humbni durimin dhe të komunikoni hapur, derisa të mbarojë ky proces.

E reja 1: Jam studente ekselente, jam pedagoge në Universitetin e Shkencave të Natyrës, dëshiroj të jap kontributin tim në përmirësimin e cilësive arsimore”, tha një aplikante që i është përgjigjur nismës.

E reja 2: Unë kam mbaruar arkeologji, dua të jap kontributin tim në këtë fushë. Aktualisht, jap ndihmesë pranë departamentit të arkeologjisë në Universitetin e Tiranës.

E reja 3: Qëllimi im ka qenë arti, jam marrë me pikturë digjitale.

I riu 1: Kam qenë pjesë e jetës studentore duke aktivizuar studentet në fusha të ndryshme, dua të angazhohem në atë që mund të bëjnë studentët përtej arsimit.

E reja 4: Kam punuar në zyrën e urbanistikës në Romë, jam kthyer në Shqipëri pasi besoja te vendi im dhe doja të jepja kontributin tim.

Të Fundit