“Gati për Shqipërinë”, Rama-juristes: Lër një takim me mua, ke kohë? – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

“Gati për Shqipërinë”, Rama-juristes: Lër një takim me mua, ke kohë?

Kryeministri Edi Rama, zhvilloi sot një bashkëbisedim online me aplikantët e programit “Gati për Shqipërinë”.

Blerina Xheraj, e cila jeton në Londër dhe kishte mbaruar studime juridike, e specializuar për çështjet e arbitrazhit tërhoqi vëmendjen e kryeministrit, i cili pasi dëgjoi prezantimin e saj i kërkoi që të bënin një takim.

“Unë jam Blerina Xheraj, jam një juriste e specializuar në të drejtën Ndërkombëtare, të drejtën e Bashkimit Evropian, konfliktet normative dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare. Kam punuar 10 vite në fushën e arbitrazhit, arbitrazhit të investimeve, arbitrazhit detar dhe atij komercial. Edukimi im akademik përfshin tituj nga universiteti i Italisë, universiteti i Londrës, Universiteti i Oxford dhe i Gjenevës.

Aktualisht punoj në Londër, dhe kam fituar një eksperiencë që nga 2012 sa i përket firmave ligjore dhe çështjeve të arbitrazhit, por edhe në fushën akademike. Tani jap mësim në Londer dhe jam pjesë e një ekipi që po punojnë për të realizuar praktiket e arbitrazhit në 40 juridiksione të kontinentit europian. Jam arbitre e dhomës së arbitrazhit në Kosovë.

Jam anëtarë e bordit të rregullave të Hagës mbi arbitrazhin dhe të drejtat e njeriut. Angazhimi në Shqipëri, është për përmirësimin në fushën e arbitrazhit. Gjithashtu jam e interesuar në fushën e Avokaturës së Shtetit.

Edi Rama: Lëri një takim me mua Blerinës. Ke kohë sot?

Blerina Xheraj: Po kam kohë.

Rama: Në rregull!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *