Gafë në Lojërat Mesdhetare, ngatërrojnë himnin shqiptar me atë të qipriot – Stop
Bota, Të Gjitha

Gafë në Lojërat Mesdhetare, ngatërrojnë himnin shqiptar me atë të qipriot

Gjatë ceremonisë së dhënies së medaljes ndaj atletes shqiptare Luiza Gega ka ndodhur një incident nga organizatoret e Lojërave Mesdhetare.

Ata vendosën një himn tjetër në vend të atij të flamurit shqiptar gjatë ceremonisë së medaljeve ku e para në shkallën më të lartë të podiumit ishte Luiza Gega.

Himni i luajtur ishte i Qipros. Mesa duket organizatorët e kanë ditur se atletja shqiptare ishte nga ky shtet, pasi dhe diploma e akorduar e cilësonte si pjesëtare e ekipit qipriot.

Për Shqipërinë kjo është medalja e tretë në Oran 2022 pas atyre të marra nga mundja./Tv Klan

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *