Lajme tragjike për botën e futbollit vijnë nga Meksika, ku një ftubollist u vra brenda në stadium.
Konkretisht dje, futbollisti 31-vjeçar, Sergio Alberto Jauregui, i cili luante në klubin amator Aroseros de Cuautla, u vra me gjashtë plumba gjatë një ndeshjeje në stadiumin Santa Ynez në qytetin e Cuautla.
Sipas dëshmitarëve, një person i armatosur, i cili lëvizte me motoçikletë, ka hyrë në stadium dhe ka qëlluar duke qëlluar për vdekje 31-vjeçarin, i cili në atë moment ndodhej në stolin e zëvendësuesve, dhe më pas është larguar.