Fushë-Krujë/ E paralizuar që në lindje, pas 20 vitesh i heqin kemp e kujdestari-Stop-12 Mars 2021 – Stop
Të Gjitha

Fushë-Krujë/ E paralizuar që në lindje, pas 20 vitesh i heqin kemp e kujdestari-Stop-12 Mars 2021

Jemi në fshatin Gramëz të Fushë-Krujës, në familjen Dobrozi, pasi Elona 38 vjec, e cila është paralizuar që në lindje, ka një problem me pagesën e kempit. Gjyste Dobrozi, nëna e Elonës, tregon se prej më shumë se 20 vitesh, ajo përfiton pagesën e kempit si paraplegjike dhe prej 12 vitesh ajo vetë përfiton kujdestarinë për vajzën. Si cdo vit kanë bërë rinovimin e letrave në muajin prill 2020, por në muajin tetor i është ndërprerë pagesa e kempit dhe kujdestaria. Në njësinë administrative dhe në Tiranë i thonë, se dosja është duke u verifikuar.Prej tetorit 2020 Gjystja dhe Elona janë pa asnjë të ardhur, megjithëse vajza ka nevojë për ilace dhe terapi.Në njësinë administrative të Thumanës na thuhet, se dosja ka shkuar në Kemp EPROR, pasi ka dalë me divergjenca.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *