Furgoni pa shofer futet në dyqan, shpëtojnë klientët në Librazhd

Një furgon është përplasur në një market në Librazhd, pasditen e sotme, pasi shoferi i tij ishte larguar nga mjeti dhe kishte harruar të vendosë në përdorim frenat e dorës.

Për pasojë përplasja i ka shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme ambientit.

Mësohet se kanë shpëtuar mrekullisht klientët që ndodheshin brenda dyqanit.

Të Fundit