Fundoset jahti në Dhërmi. Dalin detajet e para, ja kujt i përkiste (Emri) – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Fundoset jahti në Dhërmi. Dalin detajet e para, ja kujt i përkiste (Emri)

Një jaht është fundosur këtë pasdite në Dhërmi.

Në orën 18.30 është njoftuar SPK Dhërmi se në Drimadhes, Dhërmi, në një distancë rreth 100 m nga bregu duke qëndruar bovë në spirancë është mbytur një mjet lundrues rreth 15m i gjatë i si pasojë e ndonjë çarje që mund të ketë pasur, nuk ka dëme në njerëz.

Mjeti lundrues i mbytur është jaht rreth 15 m i gjatë i matrikulluar me emrin “BAE” me flamur Panamez, në pronësi të shtetasit Festim Mark Prendi i datëlindjes 1984, lindur në Shkodër banues në Tiranë.

Në jaht nuk ka pasur persona dhe mendohet se shkak i fundosjes ka qenë futja e ujit nga poshtë jahtit, në një nga tapat kryesore të tij.

Njoftimi i policisë:

Policia bën me dije se Himarë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:30, në Drimadhes, Dhërmi, mjeti lundrues Jaht, në pronësi të shtetasit F. P., 38 vjeç, banues në Tiranë, është fundosur në det, dyshohet për shkak të një dëmtimi që ka sjellë futjen e ujit në brendësi të tij.

Në mjetin lundrues nuk ka patur njerëz. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *