Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi ngacmoi seksualisht fqinjen e tij 22-vjeçare.
Ka qenë e reja, ajo e cila ka denoncuar në polici rastin, ku ka bërë me dije se fqinji i ka shkuar në banesë dhe e ka ngacmuar seksualisht.
Policia ka bërë arrestimin e 41-vjeçarit, ndërkohë që materialet në ngarkim të tij i janë dërguar prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan shtetasin K. N., 41 vjeç, banues në Elbasan, pasi në këtë Komisariat, ka kallëzuar një shtetase 22 vjeçe, se shtetasi K. N. (fqinj), e ka ngacmuar seksualisht, në banesën e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.