Fotoja e ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rrugova u shfaq në kamera, ditën e enjte, gjatë takimit mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentes së Parlamentit Evropian Roberta Metsola.
Imazhi i Rugovës u shfaq i varur në murin e Parlamentit Evropian, gjatë samitit të BE-së të datës 9 shkurt të mbajtur në Bruksel.
Samiti i djeshëm në Bruksel u shoqërua me momente pikante, ku një prej tyre ishte momenti kur Zelensky po mbante një konferencë me kryeministrin anglez Rishi Sunak. Gjatë konferencës një gazetare i kërkoi Zelensky që t’i jepte një përqafim, duke shkaktuar të qeshura në sallë.
Një tjetër moment që ra në sy ishte momenti kur presidenti ukrainas u prit për të bërë foton e përbashkët me liderët e BE-së.
Zelensky u prit mes duartrokitjeve, por lideri i vetëm që nuk duartrokiti ishte kryeministri hungarez Viktor Orban.