Bashkia lë familjen me 7 anëtarë në qiell të hapur, denoncuesi: Na sollën 2 çadra

Ndodhemi në fshatin Poshnje, Gllava 2, bashkia Dimal me qytetarin Reshat Totaj i cili ka një familje me 7 anëtarë. Tërmeti i vitit 2017 i dëmtoi shtëpinë dhe bashkia i dha një cadër dhe një sasi ushqimesh. Në vitin 2019 shtëpia e tij u bë e pabanueshme, por Reshati mbeti sërish në cadër.Sipas bashkisë atij i takonin 9 milionë lekë për rikonstruksion. Por sot që flasim,shtëpia e tij ende nuk ka përfunduar. Bashkia e ka lënë pa dyer, dritare, instalime elektrike dhe hidraulike, e taracë. Ai thotë, se ka futur edhe 6 milionë lekë vetë dhe sërish shtëpia është e pambaruar. Aktualisht Reshati me familjen e tij po banon në shtëpinë e të vëllait, me shpresën, se ai nuk do të kthehet gjatë kësaj kohe.Në një takim me inxhinieren e Bashkisë, kjo e fundit i thotë, se aty janë 11 shtëpi dhe kane ndaluar punimet, sepse disa prej tyre kanë ndryshuar strukturën. Në këtë mënyrë punimet janë pezulluar, duke penalizuar edhe Reshatin, që i është përmbajtur projektit. Megjithëse u premtua nga bashkia Dimal, se shtëpia do të përfundonte në shtator 2022, kjo nuk ka ndodhur, pasi pritet të celet një fond për këtë.Kështuqë këtë dimër Reshati do ta kolë në cadër, ose në rastin më të mirë në banesën e të vëllait, që ndodhet jashtë vendit, me shpresën, që nuk do të kthehet.

Të Fundit