Foto/ Njihuni me ndërtesat e së ardhmes

Manas Bhatia ka një vizion të guximshëm për të ardhmen, një vizion ku rrokaqiejt e banimit të mbuluar me pemë, bimë dhe alga veprojnë si “kulla të pastrimit të ajrit”.

Në një seri imazhesh të detajuara, arkitekti dhe projektuesi kompjuterik me bazë në Nju Delhi e ka sjellë në jetë idenë.

Ndërtesat e tij të imagjinuara përshkruhen të ngritura lart mbi një metropol futuristik, me format e tyre të lakuara të frymëzuara nga format që gjenden në natyrë. Por fotot nuk ishin tërësisht të imagjinatës së tij.

Për projektin e tij konceptual, “AI x Future Cities”, Bhatia iu drejtua një mjeti të imazhit të inteligjencës artificiale, Midjourney, që gjeneron fotografi të përpunuara bazuar në kërkesat e shkruara.

Duke përdorur një seri përshkrimesh tekstesh, duke shfaqur fraza si “kulla futuriste”, “teknologji utopike”, “simbiotike” dhe “material biolumineshent”, Midjourney dha një seri imazhesh dixhitale që Bhatia i ndryshoi më tej duke përmirësuar kërkesat.

Bhatia tha se mund të duhen deri në 20 minuta për të bërë secilën prej veprave të artit surreal. Ai i rafinoi përshkrimet e tij pothuajse 100 herë për çdo projekt, duke redaktuar dhe shtuar tekstin derisa të arrinte rezultatet e dëshiruara përpara se të pastronte imazhet duke përdorur Photoshop.

“Pjesa e provës dhe e gabimit është më argëtuese”, tha arkitekti përmes telefonit. “Ne përdorim AI për të krijuar imazhe dhe, në proces, AI trajnohet dhe përmirësohet me kalimin e kohës.”

 

Të Fundit