Foto/Çfarë nuk u pa në festën private të Partisë Socialiste – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Foto/Çfarë nuk u pa në festën private të Partisë Socialiste

Partia Socialiste festoi dje 31-vjetorin e themelimit. Festa u organizua në selinë e PS dhe ishte thuajse private, ku pjesë e saj u bënë vetëm personat e ftuar.

Pavarësisht privatësisë së saj, disa detaje nuk mund të kalonin pa u vënë re.

Në fotot e siguruara nga LSA, janë fokusuar momente të kreut të PS dhe kryeministrit Edi Rama me të ftuarit, deputetët e ministrat e tij.

Ashtu siç shihet, Rama ka qëndruar shumë pranë Gramoz Ruçit, i cilit tashmë është larguar nga politika aktive.

Gjithashtu mund të shihni foton kur ai ka përqafuar Lindita Nikollën dhe ka shtrënguar duart me Erjon Braçen.

Ndërsa në një moment u fokusua nga aparati fotografik duke trokitur gotat me Majkon e Spiropalin.

 

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *