Partia Socialiste festoi dje 31-vjetorin e themelimit. Festa u organizua në selinë e PS dhe ishte thuajse private, ku pjesë e saj u bënë vetëm personat e ftuar.
Pavarësisht privatësisë së saj, disa detaje nuk mund të kalonin pa u vënë re.
Në fotot e siguruara nga LSA, janë fokusuar momente të kreut të PS dhe kryeministrit Edi Rama me të ftuarit, deputetët e ministrat e tij.
Ashtu siç shihet, Rama ka qëndruar shumë pranë Gramoz Ruçit, i cilit tashmë është larguar nga politika aktive.
Gjithashtu mund të shihni foton kur ai ka përqafuar Lindita Nikollën dhe ka shtrënguar duart me Erjon Braçen.
Ndërsa në një moment u fokusua nga aparati fotografik duke trokitur gotat me Majkon e Spiropalin.