Bora ka zbardhur disa pika turistike të Qarkut të Korçës. Në Voskopojë dhe Dardhë bora ka arritur nga 5 deri në 10 cm.
Në zona të tjera si Vithkuqi dhe Qafa e Qarrit reshjet e borës janë me intensitet të ulët.
Deri tani nuk raportohet për probleme në akset kryesore apo në akset rrugore që të çojnë në këto pika turistike.