Foshnja që u gjet i vdekur në valixhe në Korçë, ekspertiza: U fut i gjallë

Dalin detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Korçë, kur një foshnjë e sapolindur, u gjet e pajetë në valixhe.

Burime pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore bëjnë me dije se foshnja e gjetur në valixhe i pajetë, ka lindur i gjallë.

Mësohet se vogëlushi ka qenë me shenja jete kur është futur në valixhe nga nëna 40 vjeçare, e cila rezulton me probleme të theksuara të shëndetit mendor.

Mostrat e foshnjës të gjinisë mashkull, u dërguan menjëherë pas zbulimit të ngjarjes drejt Tiranës, ku konfirmohet se foshnja ka lindur i gjallë.

Pritet që akti i ekspertimit të mbërrijë në Prokurorinë e Korçës për të bërë më pas edhe ndarjen e veprës penale që rëndon mbi Valmira Hasimllarin.

Zbulimi makabër u bë nga bashkëshorti i gruas, pas kthimit nga Greqia, i cili pikasi një aromë të rëndë në shtëpi.

Të Fundit