Foshnja që u gjet në bodrumin e një pallati në Yzberisht ndodhet në gjendje kritike, është në oksigjen. Bëjhet me dije se lindja ka ndodhur pikërisht në divanin që ishte në bodrum.
Kamera e sigurisë nga jashtë kanë kapur edhe gruan që dyshohet por pamjet nuk janë të qarta. Megjithatë bëhet me dije se janë pranë gjetjes së nënës që e braktisi.
Kujtojmë që denoncimi për foshnjën e braktisur ka ardhur nga një qytetar i cili ka qenë në garazhdë duke pirë cigare. Ai ka parë që në një cep ishte një foshnjë e mbuluar por nuk e ka verifikuar nesë ishte në jete apo ajo.
Nga ky moment ka njoftuar ambulancën dhe pastaj policinë. Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka marr foshnjën e ka transportuar në spital.