Forcat e Izraelit bombardojnë Spitalin e Fëmijëve në Gaza

Forcat izraelite kanë sulmuar me bombë Spitalin e Fëmijëve Al-Rantisi në qytetin e Gazës gjatë natës, duke detyruar evakuimin e 40 pacientëve.

Zyra e shtypit e qeverisë së Hamasit në Rripin e Gazës raportoi se kompleksit shëndetësor në lagjen Nasser i janë bërë tre sulme brenda pak minutash nga njëri-tjetri.

“Ky sulm riafirmon politikën sistematike të pushtimit izraelit për bllokimin e sistemit shëndetësor në rajon”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Spitali Al-Rantisi është i vetmi spital i specializuar në Rripin e Gazës dhe ofron shërbime të ndryshme, përfshirë onkologjinë, dializën, si dhe trajtimin e sëmundjeve të frymëmarrjes dhe tretjes.

Në spital aktualisht ndodhen 80 pacientë, përveç katër njësive të kujdesit intensiv pediatrik dhe tetë njësive të kujdesit intensiv neonatal.

Të Fundit