Flutura Açka thirrje për demokratët: Kush nxit përplasje sot, do dënohet nga historia

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka ndarë një mesazh për të gjithë demokratët pak orë para nisjes së protestës në selinë e PD-së, të cilët sot janë më shumë se kurrë të ndarë në dysh mes Bashës dhe Berishës, duke rrezikuar madje edhe përplasjen mes tyre.

Shkrimtarja e njohur, pjesë e Kuvendit të Shqipërisë, shkruan mes të tjerash se kush nxit përplasje mes demokrateve, e dënoftë historia.

Mesazhi i Flutura Açkës

Demokratët janë , jo mure, jo dritare, jo orendi!

Demokratët janë paqja, jo urrejtja, jo linçimi, jo fyerja!

Demokratët janë Liria, jo dhuna, jo djegia, jo shkatërrimi!

Demokratët janë Ligji, jo muskujt.

Demokratët janë Fjala, jo forca.

Në jemi 80 mijë demokratë, por duhet të respektojmë me paqen dhe civilizimin tonë ata 600 mijë shqiptarë që na votuan më 25 prill 2021. Ata, që i kishin varur kaq shpresa te ne, janë të trishtuar të na e shohin aq hapur etjen për të shqyer familjarin tonë, demokratin përballë.

Ata nuk do të na e falin kurrē qoftë një gur të hedhur sot, as qoftë miniaturat e skenarëve dumbabaiste të vitit 1998.

Kush nxit përplasje të demokratëve mes vedi sot, e dënoftë historia

Të Fundit