Flamur Noka: Kongresi dhe Kuvendi i PD-së do të mblidhet kundër Bashës

Anëtari i kryesisë së PD, Flamur Noka deklaroi ditën e sotme se i ka bërë të ditur kryedemokratit Lulzim Bashës se do të mblidhet Kongresi i partisë.

Noka, pasi ka dalë nga takimi me Bashën, ka deklaruar se i ka thënë këtij të fundit se nuk do të mund ta ndalojë mbledhjen e kongresit dhe kuvendit të partisë.

Noka vijoi më tej duke thënë se ata, “nuk do të mblidhen për të kundërshtuar asnjë vendim të SHBA-ve”.

Deputeti i PD-së, i cili tashmë është rreshtuar krah mbështetjes së liderit historik të demokratëve, Sali Berisha, tha se, “askush nuk mund të ndalojë vullnetin e anëtarëve të PD-së”

“Ideri i opozitës të kapet pas të ashtuquajturës pro-amerikanizëm dhe të sulmojë bazën si anti-amerikane, ajo që i bëra me dije është se Kongresi i Partisë do të mblidhet, Kuvendi do të mblidhet, jo për të shqyrtuar ndonjë vendim të SHBA, por do të mblidhet kundër Lulzim Bashës, që është kryetar ilegjitim. Gjithçka është një proces, dhe askush në Republikën e Shqipërisë nuk mund të ndalojë vullnetin e anëtarëve të PD për t’u shprehur.

Më tej Noka akuzoi drejtpërdrejt Bashën se, ”ka disa ditë që ka filluar takime me drejtuesit e degëve duke iu bërë shantazh për të mos ia hapur derën liderit historik të PD-së”.

Nga informacionet që kemi ka disa ditë që ka filluar një tur takimesh me drejtues degësh, duke iu bërë shantazh, duke i presioniuar që të mos i hapin derën liderit të PD, Sali Berisha. Kjo nuk është vetëm e turpshme por është e neveritshme.

Unë kam 30 vjet në këtë parti, kam ardhur që fëmijë, po të ishte për interesat e mija…unë jam angazhuar në politikë për të mirën e gjithë shqiptarëve.

Asnjë përplasje, asnjë përçarje nuk do të ketë sepse shumica e demokratëve janë kundër vullnetit të shprehur të kryetarit të partisë. Kjo ishte arsyeja pse ai nuk u konsultua me institucionet dhe e mori vendimin natën. Foltorja po i bashkon demokratët. Kjo parti që është sot në drejtimin e Bashës nuk është fituese. Demokratët kanë nevojë për një lider që i çon drejt fitores. Çdokush që ka dalë krah vendimit të Bashës është detyruar. Kanë dalë të zbehur, të venitur sepse asnjëri s’ka qenë pro atij vendimi.

Të Fundit