Fitorja e PS në Kolonjë, Olta Xhaçka: Krenare! Do bëjmë realitet projektet që kemi diskutuar

Kandidatja e PS-së për deputete, Olta Xhaçka përmes një mesazhi ka falënderuar elektoratin për rezultatin e zgjedhjeve në Kolonjë, ku e majta fitoi.

Përmes një reagimi në ‘Facebook’ Xhaçka pohoi se ndihej krenare, ndërsa shtoi se Kolonja është kampione e këtyre zgjedhjeve.

REAGIMI I XHAÇKËS

FALEMINDERIT KOLONJA!
Faleminderit çdo socialisti e socialisteje, çdo votuesi të PS që dje na mbeshtetën me të shumtë se kurrë! Jam pa fjalë, ndihem krenare, por edhe e përunjur nga kjo shfaqje e jashtëzakonshme besimi!
Kolonja është sot kampione e këtyre zgjedhjeve. Me një rezultat të thelluar ndjeshëm, duke i dhënë Partisë Socialiste 53.3% të votës, 20% më shumë vota sesa opozita e marrë sëbashku.
Ju e bëtë tuajën, tani na takon ne të bëjmë realitet ato punë e projekte që kemi diskutuar bashkë në çdo mbledhje e takim, për t’i dhënë Kolonjës atë që meriton! Faleminderit të gjithëve!
Një falenderim nga zemra edhe për vëllezërit e motrat kolonjarë që nuk na votuan, por që ama, bashkë me ne, e kthyen 25 prillin në një festë demokracie e qytetarie!
SHQIPËRIA E ARDHMJA JONË

Të Fundit