A do ta fitojë mandatin Majko? Si përgjigjet ministrja Balluku

Kandidatja për deputete në qarkun e Tiranës, Belinda Balluku, që është njëherësh dhe ministre e Infrastruktrurës ka thënë se numërimi po ecën me ritme të shpejta.

Në një prononcim për Klan News, Balluku tha se procesi i numërimit pritet që të mbyllet në një kohë të shpejt dhe kërkoi që të mos kishte vonesa.

“Procesi po ecën mirë, ka një ritëm të kënaqshme dhe brenda ditës së sotme shpresojmë ta mbyllim“, tha ministrja.

E pyetur për pritshmëritë, ajo tha se “ne njihemi për patronazhim, kishim pritshmëri të larta dhe na janë realizua“.

Për sa i përket synimeve që ka PS, Balluku u shpreh se PS ka epërsi ndaj kundërshtarëve dhe nëse vijohet kështu dhe Majko mund të jetë sërish deputet në Kuvendin e ardhshëm.

“Nëse do të ecet me këto ritme, në Kombinat kemi një epërsi të madhe ndaj PD dhe aleatit të saj dhe ne do ta arrijmë synimin tonë. Nuk me rezulton të ketë problematika të shtuara, PD këtu në Kombinat ka kërkuar që të ndalohet procesi por ne nuk kemi pranuar. Tani kemi një normalitet dhe kështu po vijohet në të gjithë Shqipërinë. Por kemi pasur një pilotim të mirë të procesin elektronik dhe mendoj e shpresoj që në të gjithë Shqipërinë të ketë një numërim elektronik“, shtoi ministrja.

Të Fundit