Jemi drejtuar në Orikum të Vlorës, pasi Xhuljeta Alushaj ka një problematikë me punësimin e saj. Xhuljeta tregon, se prej 7 vitesh ka ushtruar profesionin e saj si infermiere në qendrën shëndetësore Orikum. Është larguar për të kuruar vajzën e saj në Gjermani, e cila vuan nga distrofia muskulare. Është kthyer, me dy fëmijë, njërin 9 vjec dhe tjetrin 2 vjec. Zonja thotë, se është e divorcuar dhe jetojnë 5 veta vetëm me pensionin e mamasë së saj, 120 mijë lekë të vjetra. Në vitin 2019 ka konkuruar në portalin Infermierë për Shqipërinë dhe ka zënë vendin e fundit. Ajo thotë, se ka shkuar disa herë tek Drejtoria e Shëndetit në Vlorë, por nuk ka mundësi punësimi. Drejtori i ka thënë, se është e para e interesuar për atë vend dhe më pas e ka mohuar. Në Drejtorinë e shëndetit në Vlorë na thuhet, se zonja është fituese në portal, edhe pse në vend të fundit. Ajo ka qenë dhe është në listë pritjeje, por portali është zhvilluar përsëri.
- +355 67 220 8888
- [email protected]