Fitojë gjyqin për pension, gjyqtarja me leje lindje, 7 muaj nuk i zbardh vendimin.Stop zgjidh rastin

Ankesa e radhë vjen për gjyqtaren Megi Strakosha, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.Sadik Karaj, thotë, se kishte një problem me pensionin dhe për këtë arsye hodhi në gjyq ISSH-në për njohjen e viteve të punës. Gjykata ia pranon kërkesë-padinë, por që nga data 11 korrik 2023 deri më sot nuk i është zbardhur vendimi.Gazetarja e “Stop” ve në dijeni punonjësit e Gjykatës dhe zëdhënësja thotë, së gjyqtarja Strakosha ka marrë lejen e lindjes. Megjithatë pas komunikimit tonë, gjyqtarja bëri zbardhjen e vendimit brenda ditës.

Të Fundit