Finalja e Conference League, Çuçi: Historia u shkrua në Tiranë! Mirënjohje policëve

Historia u shkrua në Tiranë. Finalja e madhe shkoi më së miri dhe Shqipëria demonstroi në sytë e mbarë botës që i ka të gjitha kapacitetet për të mirëpritur e menaxhuar një event të përmasave të tilla.

Kështu thotë ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, pas finales së Conference League, mes ekipit italian të Romës dhe atij holandez të Feyenoord.

Ministri shpreh një falënderim të veçantë për punonjësit e Policisë së Shtetit, për të cilët thotë se falë profesionalizmit dhe përkushtimit të tyre të jashtëzakonshëm garantuan mbarëvajtjen e gjithçkaje.

Çuçi vlerëson punën e efektivëve që nga mbërritja e mijëra tifozëve në pikat kufitare, shoqërimi i tyre drejt stadiumit, grumbullimet në zonat e dedikuara dhe deri te përcjellja për t’u rikthyer sërish në vendet e tyre.

Çfarë ndodhi dje ishte një ushtrim kuptimplotë i angazhimit tuaj të përbashkët si asnjëherë më parë për të cilin keni mirënjohjen e pakufishme të të gjithëve.

Të Fundit