Fillimi i vaksinimit në Shqipëri, reagon Basha: Jemi vonë, ka shumë pak doza

Nëpërmjet një postimi në Twitter kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar sa i takon lajmit se Shqipëria ka siguruar dozat për të filluar fushatën e vaksinimit.

Sipas tij kryeministri Rama duhet të largohet nga qeveria dhe e vetmja gjë që po bën është të shesë dështimet si suksese.

Basha solli në vëmendje se Serbia dhe Maqedonia e Veriut e kanë nisur vaksinimin ndërkohë që Shqipëria po e nis jo vetëm me vonesë por dhe me shumë pak sasi në doza.

“Si përherë Rama përpiqet t’i shesë dështimet si suksese. Shqipëria është vendi që jep ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët e saj. Rama premton të sjellë shumë pak vaksina, dhe shumë vonë krahasuar me vendet e tjera. Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur ndërkohë vaksinimin, ndërsa Rama shkoi në Nju Jork për të blerë këpucë të reja! Ky i dështuar duhet të largohet nga qeverisja, që Shqipëria të ndryshojë e të shpresojë sërish,” – u shpreh Basha në postimin e tij.

Si përherë Rama përpiqet t’i shesë dështimet si suksese. Shqipëria është vendi që jep ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët e saj. Rama premton të sjellë shumë pak vaksina, dhe shumë vonë krahasuar me vendet e tjera.

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) January 1, 2021

Të Fundit