Fier/ Italiani i fasonerise le punonjesit te pasiguruar, mashtrimi me niptet-Stop-5 Nentor 2021

Në redaksinë tonë është drejtuar një zonjë, që prej 3 vitesh punon në një rrobaqepësi- fasoneri në Fier me administrator shtetasin italian Benito Lanari. Zonja ka konstatuar, që prej janarit deri në shtator 2021 nuk janë paguar kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore, për pasojë nuk ka mundur të përfitojë pagesën e raportit. Madje për muajin gusht as nuk ishte deklaruar si punonjëse.Pas një verifikimi konstatojmë, se italiani Benito Lanari ka hapur nipte njëri pas tjetrit dhe ka shumë detyrime të pashlyera. “Stop” u drejtua në Inspektoriatin e Punës, ku u pranuan shkeljet, por cështja, sipas këtij institucioni, i takon Drejtorisë së Tatimeve.

Të Fundit