Fier/ dhunon barbarisht te atin 92 vjecar, gjykata e le djalin te lire-Stop-20 Janar 2021

Sot në “stop” trajtojmë rastin e një të moshuari 92 vjecar nga Kreshpani i Fierit. Ai u dhunua në banesë nga i biri, që sapo ishte kthyer nga Anglia, ku jeton prej vitesh me familjen.Një cështje e vjetër pronësie është bërë shkak që djali, në gjendje të dehur, të mbyllë në dhomë dhë të dhunojë fort babanë e vet, për rreth dy orë, duke i shkaktuar dëmtimë të shumta në fytyrë e fraktura në trup.Pasi u bë arrestimi i tij në flagrancë, prokurori i Fierit, Hysen Ajasllari i kërkoi gjykatës masën e detyrimit të paraqitjes pranë policit gjyqësor.Por ajo, që është e habitshme, është fakti, se prokurori kërkoi një masë të tillë, të pa mbështetur në akt- dëshminë mjeko-ligjore.I moshuari tregon, se ka dëmtime serioze në trup dhe ndihet shumë i frikësuar, se mos djali përsërit veprimin e rëndë.Familjarët nuk dinë, se cfarë bëhet me këtë cështje, edhe pse janë interesuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier. Në përgjigjen për emisionin “Stop”, nga prokuroria e Fierit na thuhet, se agresori është nën hetim dhe po grumbullohen provat e nevojshme, akt dëshmia mjeko-ligjore dhe prova të tjera.Avokati Sabri Karaj, shprehet, se Kodi Penal ka parashikuar dënimin e dhunës në familje me deri në dy vjet burgim. Vec kallëzimit penal, sipas tij, duhej të merrej urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje.

Të Fundit