Fier, 39-vjeçari gjendet i pajetë në makinë, policia: Pistoleta dhe gëzhoja e fishekut ishin…

39-vjeçari me iniciale J.B., banues në Tiranë, është gjetur i pajetë në fshatin Daullas të Fierit.

Policia njofton se trupi i pajetë i tij është gjetur në një automjet tip “Volskwagen” të parkuar në anë të rrugës rreth orës 11:20 të ditës së sotme.

Nga veprimet e deritanishme, policia ka dyshime se 39-vjeçari është vetvrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një gëzhojë të fishekut të saj.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të vërtetuar nëse rasti është vetëvrasje apo vrasje.

 

Të Fundit