“Festojmë 100-vjetorin e marrëdhënieve midis SHBA e Shqipërisë”- Yuri Kim fton qytetarët për t’u argëtuar për ‘Javën Amerikane’!

SHBA dhe Shqipëri festojnë 100 vjetorin e marrëdhënieve me një javë festë organizuar nga ambasada amerikane. Diplomatja Yuri Kim ne nje video mesazh postuar ne Twitter ka ftuar te gjithe qytetaret te behen pjese e eventeve te percaktuara.

“Me shumë kënaqësi shpall javën e Amerikës javën e ardhshme! Dua t’ju ftoj të gjithëve ju dhe familjet tuaja të na bashkoheni për një festë një javore që do të ketë muzikë, ushqim dhe argëtim amerikan.

Të gjitha aktivitetet janë pa pagesë dhe të hapura për të gjithë”, thekson ambasadorja Kim.

Ftesa e ambasadores amerikane Yuri Kim:

“Festojmë 100 vjetorin e marrëdhënieve midis SHBA e Shqipërisë këtë vit dhe kjo ngjarje meriton një festë.

Me shumë kënaqësi shpall javën e Amerikës javën e ardhshme! Dua t’ju ftoj të gjithëve ju dhe familjet tuaja të na bashkoheni për një festë një javore që do të ketë muzikë, ushqim dhe argëtim amerikan.

Të gjitha aktivitetet janë pa pagesë dhe të hapura për të gjithë.

Si një element i veçantë, grupi rrok i Forcave Ajrore të SHBA “Touch`n Go” do të vijë posaçërisht në Shqipëri.

Ky grup fantastik do të japë koncert të enjten mbrëma në Sheshin Skënderbe dhe të shtunën në Kështjellën e Rozafës në Shkodër.

Do të shfaqim gjithashtu edhe disa nga filmat tanë të preferuar amerikanë të Reja në Tiranë dhe do të festojmë shumëllojshmërinë e shijshme të ushqimit amerikan tek Pazari i ri.

Të gjitha detajet dhe kalendari i plotë i Javës Amerikane janë në faqet e Facebook dhe Instagram të Ambasadës”.

“A jeni gati për një festë? #Java e Amerikës po vjen dhe Ambasadorja Yuri Kim e Ambasada e SHBA në Tiranë kanë një njoftim të rëndësishëm për ju!”, shkruhet në postimin e ambasadës në Twitter.

Të Fundit