Festat e fundvitit/OBSH thirrje qytetarëve: Qëndroni në shtëpi për festa, mos rrezikoni jetën tuaj – Stop
Lajme, Të Gjitha

Festat e fundvitit/OBSH thirrje qytetarëve: Qëndroni në shtëpi për festa, mos rrezikoni jetën tuaj

Organizata Botërore e Shëndetit ka lajmëruar të gjithë qytetarët që të kenë kujdes ndaj koronavirusit.

OBSH bën thirrje që të gjithë njerëzit, nëse i kanë mundësitë, të qëndrojnë në shtëpi edhe për Krishtlindje.

“Situata nga koronavirusi vazhdon të jetë e rrezikshme. Ne sugjerojmë që njerëzit të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi e të mos rrezikojnë.

Nuk duhet të rrezikoni jetën për festat e fundvitit. Kemi edhe muaj sakrifica përpara nesh”, sqaron OBSH.

Situata nga Covid-19 ka mbërthyer botën si kurrë më parë, ndërsa vlerësohet se turizmi ka rënë në nivel historik botëror, duke u kthyer pas në shifra, njësoj si më 1990.

Agjencitë ndërkombëtare të lajmeve, duke cituar ekspertë të njohur të shëndetësisë, kanë lajmëruar se Covid-19 do të mund të zgjasë disa muaj.

Sipas mediave të huaja, situata paraqet akoma rrezik në Europë, SHBA, por edhe në zona të tjera të globit.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *