Festa olimpike në “Air Albania”, Rama: Nga këtu do të dalin kampionët që do të krenojnë Shqipërinë

Festa olimpike është ngjarja sportive e vitit që mblodhi sot mijëra të rinj e të reja, në stadiumin “Air Albania” në kryeqytet, ku performuan me gjithë talentin dhe energjinë rinore 700 ekipe sportive të shkollave nga e gjithë Shqipëria.

I pranishëm në përurimin e prezantimit të 700 ekipeve sportive nga të gjitha shkollat e vendit ishte dhe kryeministri, Edi Rama, i cili inkurajoi të rinjtë të kthejnë sportin në stilin e tyre të jetesës, për një trup dhe mendje të shëndetshme.

Në fjalën e tij në stadiumin “Air Albania”, Rama tha se në këtë këtë lëvizje të madhe që Shqipëria sapo ka nisur me siguri do të dalin edhe kampionë që do të ngrenë lart flamurin e Shqipërisë, do të dalin ata që do të nderojnë jo vetëm veten, jo vetëm prindërit por mbarë kombin shqiptar

“Sot fjala më e bukur që mund të thuhet është fjala Shqipëri. Prandaj nga këtu e gjithë Shqipëria t’ju dëgjojë, “Shqipëri, Shqipëri, Shqipëri.”
Në këtë lëvizje të madhe që Shqipëria sapo ka nisur me siguri do të dalin edhe ata kampionë që do të ngrenë lart flamurin e Shqipërisë, do të dalin dhe ata që do të nderojnë jo vetëm veten, jo vetëm prindërit por mbrarë kombin shqiptar. Por, ndërkohë për të gjithë të tjerët, kjo është një lëvizje për shëndetin. Kjo është një lëvizje për mendje të shëndoshë në trup të shëndoshë. Kjo është një lëvizje për të kaluar së bashku orët e lira, duke u argërtuar, duke u shoqërizuar, duke garuar me njëri-tjetrin dhe në fund duke fituar. Paçi vetëm fitore!”, tha kryeministri.

Më shumë se 10,000 vajza dhe djem, të cilët aktualisht ndjekin studimet në shkollat 9-vjeçare, gjimnaze dhe universitete do të përfitojnë direkt nga ky projekt. Gjithashtu janë formuar rreth 700 ekipe basketbolli dhe volejbollit për të dyja gjinitë dhe nga muaji janar 2023 ky projekt do të shtrihet dhe në ekipet sportive në basketboll dhe volejboll të institucioneve të arsimit të lartë

Aktiviteti është organizuar nga KOKSH në kuadrin e Projektit “Ekipet sportive në Shkolla” të financuar nga qeveria për nxitjen dhe masivizimin e sportit tek të rinjtë, me qëllim promovimin e kulturës sportive për një jetë aktive, të shëndetshme, bazuar në parimet olimpike.

Të Fundit