Fermerja Rigerta Loku ishte e ftuar këtë të mërkurë në media për të folur për pushimet verore.
Ajo theksoi se e kanë të pamundur që të bëjnë pushime për shkak të bagëtive. Loku nënvizoi se dy vajzat po bëjnë pushime me tezen e tyre pasi vetë e kanë të pamundur që t’i shoqërojnë.
Më tej ajo zbuloi se çfarë i thotë bashkëshorti kur bëhet fjalë për pushime.
“Vajzat e mia janë te tezja e po bëjnë pushime se im shoq më thotë se vetëm po more dhe 200 dhitë me vete mund të shkosh të pushosh më shumë se një ditë. Në kohën kur bagëtitë shkojnë në mriz unë shkojë në plazh dhe kjo është e gjitha. Ne ngrihemi shumë herët dhe në momentin që fillon vapa e madhe punët kanë mbaruar. Duke qenë se ne kemi dhe dy vajza të vogla kanë nevojë për të shkuar në plazh”- theksoi ajo.