Ferdinad Xhaferri: Berisha u kthye nga pensioni për të nxjerrë në pension opozitën

Rizgjedhjen e Sali Berishës në krye të PD-së, deputeti Ferdinand Xhaferri e cilëson rikthim nga pensioni. Por sipas tij, ky rikthim do të nxjerrë në pension politik opozitën. Ish-ministri i qeverisë “Berisha” tha se njerëzit rreth këtij të fundit janë një grup me lidhje emocionale me të shkuarën e tij.

Kishte zgjedhje por nuk kishte zgjidhje, Berisha edhe dejure u kthye në krye të një grupimi që formësohet nga njerëz me lidhje emocionale, që kanë punuar gjatë pushtetit të Sali Berishës. Pra defakto dhe dejure u kthye nga pensioni politik për të futur në pension politik opozitën.

Të Fundit