Fëmija me “3 prindër”, mjeku: Shmang sëmundjet e trashëgueshme

Në Britaninë e Madhe ka lindur foshnja e parë e krijuar nga tre prindër gjenetikë.

Mjekët krijuan një fëmijë me tre prindër për të parandaluar sëmundjet e trashëguara, duke përdorur një teknikë të njohur si trajtimi i dhurimit mitokondrial.

Marsel Haxhia, embriolog tha  në Euronews Albania se kjo praktikë shmang sëmundjet e trashëgueshme tek foshnja dhe në në të ardhmen mund të përdoret tek gratë në moshë që duan të kenë një fëmijë.

Ai tregoi se kjo praktikë është zhvilluar për herë të parë në 2015 nga një mjek amerikan në Meksikë dhe ka sjellë debat ndërkombëtar pasi teknikisht është një procedurë e vështirë.

“Sfida e kësaj procedure është shumë teknike. Ka raste që ka dëmtime të gjeneve të mitokondrisë dhe fëmijët që lindin me këto sëmundje nuk jetojë gjatë. Për ta shmangur këtë janë tre aktorë; veza e nënës e dhurueses dhe spermatozoidi. Një metodë është që hiqet bërthama nga veza e nënës dhe dhurueses dhe bërthamën e nënës e vëmë tek pjesa që mbetet tek bërthama e dhurueses. Teknikisht është shumë  e vështirë. Sa vezë duhet të shpenzohen për të arritur në një embrion? Mund të duhet deri në 50-70 vezë për një embrion, ky është debati”, shpjegoi mjeku.

Të Fundit