Femija ka veshtiresi me gjuhen, acarohet mesuesja: Zemer shko ne privat!

Antonela Voulis, nënë e dy fëmijëve sjell në redaksinë tonë shqetësimin, lidhur me djalin e saj, që ndjek klasën e dytë në shkollen 9 vjecare “Kongresi i Lushnjes”. Problemi, sipas saj, qëndron me mësuesen Valbona Metra, e cila nuk punoi me djalin, që kishte vështirësi me gjuhën shqipe, sepse vinte nga Greqia. Drejtoria e shkollës nuk e zgjidhi problemin, ndaj Antonela e coi në ZVA, që la detyrë punën me djalin e vogël, për një plan ndërhyrjeje dhe ndihme. Nga kjo histori, mësuese Valbona u ndje e ofenduar dhe shpalli, se nuk e donte më fëmijën në klasën e saj.Në 18 mars 2022 zhvillohet një mbledhje për këtë problem dhe disa prindër të klasës, të organizuar nga mësuesja bënë një peticion, pas të cili djali i vogël u transferua në një klasë paralele.

Për problemin e zonjës Antonela Voulis, e cila ankohet për mësuesen e djalit Valbona Metra, ne shkuam të takonim vetë mësuesen, për të dëgjuar pretendimet e saj. Në vend të zonjës Metra u shfaq bashkëshorti i saj, i cili thotë, se gruaja e tij është shqetësuar nga mesazhet e prindit të fëmijës.Gjatë kohës, që grupi i xhirimit i “Stop” ishte në terren për të verifikuar dhe zgjidhur këtë situatë, mësuesja Valbona Metra, si zgjidhje për t’u mbrojtur, shkon dhe denoncon mamanë e nxënësit për shpërdorim të thirrjeve telefonike. Zonja Voulis flet me opgj e komisariatit nr. 4 Avni Hoda, i cili i komunikon, se duhet të paraqitet për sqarim.

Të Fundit