“Faturimi afrofe ka vazhduar” qytetari furnizohet me ujë pusi, UKE i sjell faturën!

Jemi në Elbasan për rastin e zotit Emin Musai, i cili në periudhën 2005-2008 është pajisur me kontratë uji dhe ka marr ujë nga rrjeti i vjetër. Më pas është ndërprerë uji dhe Emini ka hapur pus, duke e zgjidhur vetë problemin e furnizimit me ujë.Në maj 2022 njoftohet nga përmbaruesi për një detyrim ndaj UKE në vlerën 2 milionë lekë të vjetra, detyrim i mbledhur për një periudhë 10 vjecare.Ne shkuam në UKE dhe takuam zv. administratorin Julian Dervishi, i cili shprehet, se faturimi ka vazhduar aforfe, pasi zotëria nuk ka mbyllur kontratën e hapur në vitin 2005 dhe e vetmja zgjidhje është gjykata.

Të Fundit