Familjarët e 8-vjeçarit të vrarë futen me forcë në Gjykatën e Fierit: Duam drejtësi! – Stop
Lajme, Të Gjitha

Familjarët e 8-vjeçarit të vrarë futen me forcë në Gjykatën e Fierit: Duam drejtësi!

Jepet sot masa e sigurisë për Klodian Çalamanin, 38-vjecarin që rrëmbeu, vrau e më pas e groposi në oborrin e banesës së tij, 8 vjeçarin në fshatin Greçalli të Fierit.

Ende pa nisur seanca, janë shënuar incidente në hollin e gjykatës në Fier. Familjarë të 8-vjecarit Mateo kanë hyrë me forcë në ambjentet e gjykatës.

Një e afërme e 8-vjecarit Mateo, i cili u vra në mënyrë makabre nga 38-vjecari Klodian Çalamani, apeloi në ambjentet e jashtme të gjykatës për drejtësi. Ajo kërkoi mbështetjen e të gjithë, ndërsa i apeloi t’i bashkohen në gjykatë.

“I bëj thirrje qytetarëve të na bashkohen. Të kërkojmë drejtësi për Mateon sot ishte fëmija ynë, nesër mund të jetë dikush tjetër. Të gjithë të vijnë të na mbështesin këtu. “ u shpreh ajo.

Sakaq në dyert e gjykatës së Fierit janë shtuar edhe forcat e policisë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *