Falsifikuan materialet zgjedhore të 25 prillit, Policia: U arrestuan 6 numërues

Policia e Elbasanit ka dhënë informacionin zyrtarë lidhur me arrestimin e 6 personave që në zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021, në Elbasan, kanë pasur rolin e numëruesve të votave.

Këta shtetas dyshohen se gjatë procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shënuar në tabelat e rezultatit, të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit, me qëllim favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore, bën me dije policia.

Pas më shumë se një viti, uniformat blu kanë bërë ekzekutimin e masave të sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i materialeve zgjedhore dhe i rezultatit të zgjedhjeve”, për shtetasit:

E. K., 35 vjeç, banues në Prrenjas;
Y. K., 35 vjeç, banues në fshatin Karkavec, Prrenjas;
D. A., 49 vjeç, banues në Prrenjas;
E. D., 31 vjeç, banues në fshatin Berzeshtë, Prrenjas;
M. V., 33 vjeç, banues në fshatin Rrajcë Fushë, Prrenjas;
O. A., 40 vjeç, banues në Prrenjas.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, të cilët kanë patur si detyrë numërimin e votave, gjatë procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shënuar në tabelat e rezultatit, të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit, me qëllim favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Të Fundit