Falsifikonin vulat dhe firmat e personelit mjekësor, arrestohen dy persona në Tiranë, në kërkim një 26-vjeçare

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Formulari”, duke arrestuar dy shtetas, proceduar penalisht një tjetër dhe shpallur në kërkim një 26-vjeçare.

Sipas uniformave blu, këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, falsifikonin vulat dhe firmat e personelit mjekësor duke plotësuar fiktivisht formularët që plotësohen për aplikimin ose rinovimin e lejeve të drejtimit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi disaditor zhvilluan dhe finalizuan operacionin e koduar “Formulari” si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit:

I. K., 51 vjeç dhe A. G., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë. U procedua në gjendje të lirë shtetasi D. F., 40 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasja O. D., 26 vjeçe.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, falsifikonin vulat dhe firmat e personelit mjekësor duke plotësuar fiktivisht formularët që plotësohen për aplikimin ose rinovimin e lejeve të drejtimit.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar formularë të falsifikuar, kuponë jotatimor të prerë fiktivisht, mandate arkëtimi të falsifikuar dhe aparate celularë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

Të Fundit