Falsifikonin testet e Covid-19, dhjetë të arrestuar. Mes tyre edhe mjekë të QSUT-së

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar arrestimin e 10 personave, mes tyre dhe 2 mjekëve, njëri prej të cilëve punon në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Klan News bën me dije se  të ndaluarit akuzohet se shisnin teste për Covid-19 të falsifikuar. Deri tani mësohet se në pranga kanë rënë falsifikator, disa punonjës të agjencive turistike me të cilat bashkëpunohej për falsifikimin e testeve dhe dy mjekët.

Hetimet kanë nisur nga Prokuroria pasi një qytetar kishte blerë testin e falsifikuar, por më pas kërkoi që të ndryshonte të dhënat e tij duke pretenduar se ato ishin gabim.

Deri tani mësohet se testi i falsifikuar shitej nga 35 deri në 40 Euro./tvklan.a

Të Fundit