Fabrika e kromit dëmtoi burimin e ujit të pijshëm, gjobitet me 500 000 Lekë!

Pak ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi një problem për ujin në pijshëm në Tropojë.Shoqëria “Evi Construction dhe Evi Mineral Invest” që prej vitit 2014 kishin marrë një leje minerare, për të shfrytëzuar krom në fshatin Zogaj të Tropojës.Banorë të lagjes Mjekërbardhë të këtij fshati, pas shumë ankesave nëpër institucione, trokitën në “stop” , duke kërkuar, që kjo firmë të largohej prej burimit të ujit të pijshëm si dhe nga tokat e tyre.Ata thanë, se kjo firmë me administrator z. Admir Demiri, ka tejkaluar koordinatat dhe ka dëmtuar burimin e ujit të pijshëm.Konflikti u përshkallëzua edhe në kërcënime.Pas transmetimit tonë, Agjencia Kombtare e Mjedisit, pa gjendjen nga afër dhe doli në konkluzionin, se subjekti në fjalë është në shkelje. Ky subjekt u ndëshkua me 500 000 lekë gjobë dhe është kërkuar pezullim i aktivitetit, duke i lënë detyrë të rikthejë mjedisin në gjendjen e mëparshme. Megjithatë banorët tregojnë, se subjekti vazhdon akoma të shpërthejë mjedisin me lëndë plasëse.

Të Fundit