Ervin Salianji depoziton zyrtarisht kërkesën në PD, kundërshton përjashtimin nga gara për kryetar

Ish-deputeti demokrat e ka depozituar kërkesën zyrtare pranë Kryesisë së Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit, ku kërkon shpalljen të pavlefshme të çdo vendimmarrjeje për përjashtimin e tij nga partia, si edhe anulimin e vendimit nr.120, datë 1 maj 2026, të Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.

Në dokumentin voluminoz, Salianji pretendon se kandidatura e tij për kryetar të PD-së është penguar në mënyrë të paligjshme, duke deklaruar se dokumentacioni i dorëzuar fizikisht, me postë dhe email, nuk është marrë në shqyrtim. Ai kundërshton gjithashtu pretendimet për përjashtimin e tij nga anëtarësia dhe kërkon që çdo vendim i tillë, nëse ekziston, t’i vihet në dispozicion për ndjekjen e procedurave statutore.

Në kërkesë, Salianji ngre edhe pretendime për mospërputhje statutore në kandidimin e Sali Berisha për kreun e PD-së, duke kërkuar shqyrtim të plotë nga organet statutore të partisë dhe zhvillimin publik të çdo seance dëgjimore mbi çështjen.

Dokumenti mbyllet me kërkesën për shfuqizimin e vendimeve që, sipas Salianjit, bien ndesh me statutin dhe me parimet demokratike të funksionimit të partisë.

Kërkesa e Salianjit

KËRKUES: Ervin Salianji, i biri i Bujar dhe Shege, i ditëlindjes 16.01.1988, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë, në adresën Rr. “Asim Vokshi”, Njësia Bashkiake Nr. 9
DREJTUAR: KRYESISË SË PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË
KOMISIONI I APELIMIT DHE VLERËSIMIT TË STATUTIT
OBJEKTI: Konstatimin e pavlefshmërirë së veprimit juridik (i ndërmarrë me veprime konkludente) të ndërmarrë nga ana e Kryesisë apo organeve të tjera kolegjiale të Partisë Demokratike për marrjen e masës disiplinore të “Përjashtimit” të Anëtarit të Kryesisë Ervin Salianji nga Partia Demokratike e Shqipërisë.
Konstatmin e pavlefshmërisë së Vendimit me Nr.120 datë 01.05.2026 të KOMISIONIT TË ORGANIZIMIT DHE KONTROLLIT TË OPERACIONEVE ELEKTORALE.
Shqyrtimin e përputhshmërisë me statutin të Vendimit… (pa datë dhe pa numër) të Kryesisë së PDSH-së të “Përjashtimit” të Anëtarit të Kryesisë Ervin Salianji nga Partia Demokratike e Shqipërisë.
BAZA LIGJORE: Neni 24, 50 dhe 54, të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Të nderuar Anëtar të Kryesisë!
Të nderuar Anëtarë të Komisionit
Rezulton se me datë 05.05.2026 me anë të një komunikimi mediatik nga ana e Sekretarit për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në PDSH Z.Ivi Kaso i cili gjithash është dhe anëtër i KOKOE u vumë në dijeni të Vendimin Nr.120 datë 01.05.2026 të KOKOE dhe të miratimit nga ana e Kryesisë së PDSH-së të kandidaturave për Kryetar të PDSH-së.
Pasi u njoha me Vendimin me Nr.120 datë 01.05.2026 të KOMISIONIT TË ORGANIZIMIT DHE KONTROLLIT TË OPERACIONEVE ELEKTORALE konstatova që në asnjë nga parashikime e këtij vendimi nuk pasqyrohej ndonjë vendimmarrje për kërkesën time për të kandiduar për kryetar të PDSH-së. Siç jeni në dijeni dhe pse vetëm me 24 orë në dispozicion për të plotësuar dokumentacionin e nevojshëm të kërkuar sipas udhëzimit përkatës, përfaqësues të autorizuar nga ana ime u paraqiten fizikisht për të depozituar dokumentacionin e kandidimit. Nga ana e administratës së PDSH-së në mënyrë krejt abuzive dhe në kundërshtim të hapur me dispozitat statutore nuk u pranuan dokumentacioni i kandidimit duke mbyllur të gjithë dyert si dhe duke mos lejuar këta persona që të hynin në ambientet e protokollit. Panvarësisht këtyre rrethanave nga ana ime u dërguan me anë të shërbimit postar si dhe me anë të emailit në adresat zyrtare i gjithë dokumentacioni i nevojshëm për kandidimin si dhe platformën time për drejtimin e PDSH-së.
Qartësisht Vendimi me Nr.120 datë 01.05.2026 i KOMISIONIT TË ORGANIZIMIT DHE KONTROLLIT TË OPERACIONEVE ELEKTORALE është një vendim absolutisht i pavlefshëm dhe në kundërshtim të hapur me Statutin e PDSH-së si dhe më çdo parim kushtetues në një sistem demokratik. Ky vendim ka shkelur haptazi dispozitat e nenit 9 dhe 10 dhe jo vetëm të Statutit të PDSH-së ku me një llogjikë primitive dhe mbetje e kohërave të diktaturës të cilat demokratetët i kanë hedhur në plehrë që përpara 36 viteve nuk ka marrë në shqyrtim kandidaturën time duke mos u shprehur fare as për ekzistencën e saj.
Në një deklarim publik nga ana e Sekretarit për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në PD zotit Ivi Kaso i pyetur shprehimisht nga ana e gazetarëve për refuzimin e kandidaturës time pohojë se unë nuk plotësoja kushtin për të qënë anëtarë i PDSH-së dhe rrjedhimisht nuk mund të isha pjesë e garës dhe nuk mund të kualifikohesha si kandidat. Z.Kaso gjithashtu relatojë se unë nuk isha në anëtarë i PDSH-së pasi veprimet e mia bien ndesh me me nenin 10 të Kodit të Etikës (nuk gjendet askundi për tu konsultuar me këtë akt) dhe nenin 24 të Statutit pasi kisha sipas ti kisha lidhje të papërshtatëshme me eksponent të krimit të organizuar.
Gjithashtu në këtë prononcim publik ky funksionar i PDSH-së gjithashtu relatojë se kandidati i vetëm që i plotësonte të treja kriteret për kandiduar është vetëm shtetasi Sali Berisha dhe vetëm kandidatura e tij është pranuar si e vlefshme duke e konsideruar këtë të fundit si kandidatin e vetëm për pozicionin e Kryetarit të PDSH-së.
Po i argumentojmë me radhë çmenduritë juridike dhe politike të artikuluara nga ky funksionar në emër të Kryesisë së PDSH-së dhe KOKOE pa sanksionuar dhe pa bërë publike vendimet e zbardhura.
Së pari: Ky funksionar së bashku me personat që e drejtojnë dhe e urdhërojnë do të duhet të më vënë në dispozicion si dhe ti bëjnë publike provat dhe faktet se ku i mbështesin këto pretendime. Traditën e të shpallurit armik të pushtetit popullor dhe agjent të anglo – amerikanëve demokratët e kanë hedhur në koshin e plehrave të historisë plot 36 vitë më parë, por qartësisht ende në PDSH ka nostalgjik të asaj kohë ku mbetje të Partisë së Punës vazhdojnë e drejtojnë për të vazhduar qëllimin e tyre për të interrnuar dhe torturuar demokratët e të djathtët.
Jeta ime politike është e karakterizuar vetëm nga kontributi maksimal në arritjen e objektiva elektorale të PDSH-së dhe fitoren e saj në të gjitha zonat elektorale ku jam ngarkuar me detyra partiake. Qartësisht mbetjet e një kohe të errët, nuk kanë armik më të madh se votën e lirë dhe për këtë arsye sipas traditës më të mirë të paranojakëve diktatorë shpikin armik imagjinarë si dhe fabrikojnë akuza sipas traditës më të mirë të hetusisë dhe sigurimit të shtetit.
Së dyti: Ky funksionar pretendojë se unë nuk jam më anëtarë i PDSH-së në zbatim të nenit 24 të Statutit të PDSH-së. Pasi gënjyen për 4 vite demokratët që në PDSH nuk ka më përjashtime çuditërisht i referohen një dispozite që flet pikërisht për përjashtimet e anëtarëve dhe më konkretisht:
1. Thyerja e disiplinës së brendshme të Partisë, ndërmarrja e veprimeve, në çdo formë apo mënyrë, që dëmtojnë interesat elektorale apo politike të PDSH, dhe mosplotësimi i detyrimeve të anëtarësisë sjell sanksione dhe kufizime të të drejtave të anëtarit të PDSH.
2. Masat disiplinore që mund të merren ndaj anëtarëve janë: paralajmërimi, pezullimi dhe përjashtimi. Këto masa merren sipas rastit nga Kryesia e Degës ose Kryesia e PDSH, dhe mund të apelohen përpara Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit. Ato mund të bëhen publike.
3. Në tre muajt që paraprijnë çdo fushatë zgjedhore dhe një muaj pas saj, Kryesia e Partisë mund të deklarojë kundrejt një anëtari, kushdo qoftë funksioni i tij, njërin prej sanksioneve që parashikon Statuti, nëse ai pengon zbatimin e vendimeve që kanë të bëjnë me kandidaturat në zgjedhje. Ky vendim është i ankimueshëm dhe shqyrtohet nga Komisioni i Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit brënda 5 ditëve nga marrja e ankimit.
4. Kërkesat për ripranim shqyrtohen nga kryesitë e rretheve, nëse vendimet janë marrë prej tyre, ose nga kryesia e partisë për të gjitha rastet e tjera.
5. Rastet që përbëjnë shkelje disiplinore, si dhe rregullat e procedurate dhënies së sanksioneve përkatëse disiplinore për anëtarët përcaktohen në Rregulloren e Brendshme.
Dispozita e relatuar më sipër referon qartë që nëse një masë e tillë është marrë ajo do të duhet të më ishte komunikuar mua dhe në bazë të këtyre dispozitave do të duhem ti drejohem KAVS për të shqyrtuar këtë vendimarrje të prezupozuar të Kryesisë së PDSH-së. Në dijeninë time nuk ka asnjë vendmi të marrë nga ana e Kryesisë së PDSH-së për një masë disiplinore ndaj meje dhe aq më pak atë të përjashtimit. Siç dhe referon dispozita e nenit 24 të Statutit një masë disiplinore mund të merret vetëm në rast se veprimet e anëtarit cënojnë disiplinën e brendëshme të PDSH-së apo dëmtojnë interesat elektoral të saj. Nëse të fitosh në çdo beteje elektorale që më është ngarkuar konsiderohet si cënim i interesave elektoral të PDSH-së atëhere unë e pranoj këtë “përgjegjësi” por përsëri do të vazhdoj të fitoj çdo beteje elektorale për llogari të PD-së. Në zbatim të të gjithë parimeve të një shteti ligjor dhe të një subjekti politik i cili bazohet në parimet demokratike dhe të ligjshmërisë një anëtari partie do ti duhet ti komunikohet një vendimarrje që sjell pasoja individuale për të dhe angazhimin e tij politik si dhe ti vihet në dispozicion aktet nen ligjore të PDSH-së siç janë Rregullorja e Brendeshme dhe Kodi i Sjelljes së mirë, Etikës dhe Integritetit akte që i referohen shpesh këto kohë por ato nuk janë publike dhe janë të njohura vetëm për drejtuesit e PDSH-së në mënyrë që të mos njihen anëtarët që pretendojnë se kanë shkelur këto dispozita për mos të mësuar kurrë se kush është veprimi i paligjshëm i tyre sipas traditës më të mirë të nenit 55 të agjitacion dhe propagandë sipas frymes dhe traditës më të mirë të komunizmit.
Për të vlerësuar këtë pretendimi të këtij funksionari të PDSH-së jemi ende ne pritje të Vendimit të Kryesisës së PDSH-së të zbardhur në të cilin sanksionohet vendimi për përjashtimin tim si anëtarë në mënyrë që në zbatim të Statutit të ndjek rrugën administrative për t’ju drejtuar KAVS sipas kërkesave të pikës 3 të nenit 54 të Statutit dhe më konkretisht në këtë dispozitë referohet se: Komisioni shqyrton kërkesat për mospërputhje me Statutin të vendimeve të marra nga organet qendrore apo te degëve të Partisë. Ai thërret për dëgjim, sipas rastit, të interesuarit.
Për sa më sipër do të ankimoj këtë vendimarrje tuajën për të cilën nuk jam njohur ende dhe do të kërkoj që seanca dëgjimore në KAVS të bëhet publike ku provat e pretenduara nga ana juaj për kontaktet e miaj të pa përshtatëshme të më vednosen në dispozicion mua dhe demokratëve dhe çdo qytetari që ka interes në zhvillimet e PDSH-së.
Së treti: Në Vendimin me Nr.120 datë 01.05.2026 i KOMISIONIT TË ORGANIZIMIT DHE KONTROLLIT TË OPERACIONEVE ELEKTORALE i cili është konfirmuar nga me vendim të Kryesisë së PDSH-së rezulton se ju keni vendosur që kandidaturë e vetme dhe që i plotëson kriteret e Statutit të PDSH-së është shtetasi Sali Berisha i cili është kandidati i vetëm (kandidat monist) për kreun e PDSH-së. Duke pasur respektin më të madh për Kryesisë e PDSH-së në të cilën bëjnë pjesë koleg të nderuar dhe profesionist më duhet të konstatojë që minimalisht nuk kanë lexuar dispozitat statutore osë janë mashtruar nga punonjësit partiak të cilët kanë marr urdhëra për të mbyllur sytë përpara zbatimit të rregullave dhe normave demokratike.
Në zbatim të statutit të PDSH-së dhe më konkretisht të Nenit 46 pika 8 e tij ish kryetarit Sali Berisha i ka përfunduar mandati që në datën 04.09.2025 datë e cila përkon dhe më certifikimin përfundimtar të rezultati zgjedhor me anë të Vendimit me Nr. 34 të Komisionit Rregullator dhe të Vendimit Nr.30 datë 04.09.2025 të Kolegjit Zgjedhor dhe të njohur me veprime konkludentë nga ana e PDSH-së.
Në nenin 46 pika 8 e Statutit përcaktohet se:
8. Në rast se pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve të përgjithëshme për Kuvendin, Partia nuk rezulton forcë fituese qeverisëse, mandati përfundon menjëherë dhe automatikisht për shkak të Statutit. Në këtë rast, kryetarit që i përfundon mandati, nuk i lejohet kandidimi në zgjedhjet pasardhëse për kryetar partie.
Siç përcakton qartë kjo dispozitë mandati i kryetarit ka mbaruar që në datën 04.09.2025 dhe që prej asaj datë Z. Berisha nuk mund të ushtronte detyrat e kryetarit. Gjithashtu Z. Berisha ka pengesë statutore për të kandiduar pasi ai rezulton që ka qënë kryetar i PDSH-së kur janë zhvilluar zgjedhjet e përgjithëshme parlamentare të datës 11.05.2025 rezultati i të cilave është çertifikuar me anë të Vendimit me Nr. 34 të Komisionit Rregullator dhe të Vendimit Nr.30 datë 04.09.2025 të Kolegjit Zgjedhor dhe njohur dhe respektuar me veprime konkludentë nga ana e PDSH-së.
Në pjesën e dytë të pikës 8 të nenit 46 të statutit përcaktohet qartë se: …Në këtë rast, kryetarit që i përfundon mandati, nuk i lejohet kandidimi në zgjedhjet pasardhëse për kryetar partie. Kjo dispozitë është e qartë dhe e detyrueshme për tu zbatuar nga çdo organ i PDSH-së e cila ka për detyrë për të organizuar zgjedhjet për kryetar të PDSH-së si dhe për të miratuar kandidaturat që do të marrin pjesë në këtë proces zgjedhor. Nuk kam asnjë pritshmëri nga KOKOE e cila është një apendix (zgjatim) i vullnetit të Z.Berisha por nuk besoj kurrësesi që Kryesia e PDSH-së të ketë pranuar me anë të vendimarrjes një vendim haptazi në kundërshtim me statutin e PDSH-së.
Së katërti: KOKOE në vendimin e saj me me Nr.120 datë 01.05.2026 ka konstatuar se Z. Berisha plotëson kriteret për të qënë kandidat dhe është certifikuar si i tillë ndërsa unë nuk i plotësoja sepse sipas tyre kisha “kontakte” të pa përshtatëshme me personazhe të botës së krimit të organizuar, pretendime të paprovuara dhe të pafaktuara nga askush.
Qartësisht unë mbështes çdo masë disiplinore ndaj çdo anëtari që ka kontakte apo çdo lloj bashkëveprimi me anëtarë të grupeve kriminale dhe për këtë jam gjithmon në mbështetje të çdo vendimarrje të PDSH-së. Për këtë arsye dhe në mbështetje të këtij parimi do të kërkojë që nga ana juaj si kryesi të konstatohet dhe mbarimi i anëtarësisë së Z.Berisha i cili është cilësuar nga aleati më i madh që ka populli shqiptar si një person me lidhje të qarta me grupe kriminale dhe më konkretisht po ju referoj arsyen e shpalljes NON GRATA nga Mbreteria e Bashkuar ku HOME SECRETARY vendim i cili është lënë në fuqi nga i gjithë sistemi gjyqësor pasi u ankimua nga ana e tij. Në venimin e komisionit të apelimit të migracionit referohet qartësisht se:
LIDHJE ME KRIMIN E ORGANIZUAR:
Në faqen 2 thuhet:
“…you have clear links to organised crime groups and criminal behaviour…”
“lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe sjellje kriminale”
Në faqen 4 (arsyet e Home Office):
“… It is also assessed that Berisha has benefited from connections ëith criminals and criminal activity…”
“është gjithashtu vërtetuar se Z. Berisha ka përfituar nga lidhje me krimin dhe nga veprimtaritë kriminale”
Në faqen 6:
“internal reporting shoëing Dr Berisha’s ties to criminality and organised crime… ëillingness to encourage political supporters to engage in violence…”
“raportime të brendshme që tregojnë lidhjet e Dr. Berishës me kriminalitetin dhe krimin e organizuar… gatishmëri për të inkurajuar mbështetësit politikë të përfshihen në dhunë…”
Në faqen 17:
“the sources… provided an adequate evidential foundation for the connections… betëeen Berisha and organised criminal groups. The ansëer is ‘Yes’.”
“burimet… ofruan një bazë të mjaftueshme provash për lidhjet… midis Berishës dhe grupeve të organizuara kriminale. Përgjigja është ‘Po’.”
Për të qënë më transparent me ju unë do të vendos dhe arsyet për të cilat Sekretari i Shtetit të USA e shpalli NON GRATA Z. Berisha të cilat në këndvështrimin tim janë po aq të rënda dhe atio në vetvete përbëjnë shkak për përfundimin e anëtarësisënë mënyrë të menjëhershme. Arsyet e dhena nga ana e Sekretarit të Shtetit janë:
“.. për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm. Në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha ishte i përfshirë në akte korruptive, të tilla si përvetësimi i fondeve publike dhe ndërhyrja në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimin e tij personal dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në kurriz të besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë. Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve kundër korrupsionit dhe masave të llogaridhënies”…
TË NDERUAR ANËTARË TË KRYESISË!
Siç e thash më sipër jam në pritje të vënies në dispozicion të vendimit të Kryesisë i cili ka vendosur përjashtimin tim nga anëtarësia e PDSH-së në mënyrë që të ndjek të gjithë rrugën ligjore të përcaktuar në statut dhe në dispozitat e tjera ligjore për të mbrojtur dinjitetin dhe kontributin tim nga disa akuza të cilat qëndrojnë vetëm në mëndjen e disa personave paranojak që kanë frik nga përballja demokratike siç përcaktohet në demokraci dhe në rregullat statutore të PDSH-së.
Në demokraci nuk ke mundësi të zgjedhësh kundërshtarin dhe ndaj për mua nuk përbën asnjë problem që kandidat të jetë Sali Berisha dhe për këtë arsye nuk kam asnjë kërkesë proçeduriale për ta përjashtuar atë nga gara, ai të jetë në garë bashkë me aletain e tij Edi Rama, bashkë me vërtësit e tij, bashkë me komisionerët e tij si dhe bashkë me bashkëpuntorët e tij në krimin e organizuar dhe unë do ti jem përball bashkë me demokratët në një betejë të vërtet elektorale.
Unë nuk kërkoj përjashtimin e askujt nga PD dhe nga gara sepse unë luftrat e mia i fitoj në fushëbetej dhe nuk tërhiqem nga maskarallëqet proçeduriale që kërkojnë të bëjnë kundërshtarët e mij ndaj kërkoj nga ju që të vlerësoni sa më parë këtë ankim timin në rrugë administrative duke vendosur sipas kërkimeve të mija dhe të shfuqizino këto vendime të cilat janë në kundërshtim të hapur me çdo normë dhe rregull statutore dhe demokratike.
Për sa më sipër kërkoj:
• Konstatimin e pavlefshmërirë së veprimit juridik (i ndërmarrë me veprime konkludente) të ndërmarrë nga ana e Kryesisë apo organeve të tjera kolegjiale të Partisë Demokratike për marrjen e masës disiplinore të “Përjashtimit” të Anëtarit të Kryesisë Ervin Salianji nga Partia Demokratike e Shqipërisë.
• Konstatmin e pavlefshmërisë së Vendimit me Nr.120 datë 01.05.2026 të KOMISIONIT TË ORGANIZIMIT DHE KONTROLLIT TË OPERACIONEVE ELEKTORALE.
• Shqyrtimin e përputhshmërisë me statutin të Vendimit… (pa datë dhe pa numër) të Kryesisë së PDSH-së të “Përjashtimit” të Anëtarit të Kryesisë Ervin Salianji nga Partia Demokratike e Shqipërisë.
Me respekt
Ervin SALIANJI

Të Fundit