Ermal Meta rrëfen emigrimin në Itali: 2 vepra mirësie shpëtuan 4 jetë. Ji i sjellshëm, mund të shpëtosh dikë

Disa fragmente nga jeta private, këngëtari Ermal Meta i ka ndarë shpesh me fansat e tij, por në daljen e fundit televizive ai vendosi të rrëfente historinë e emigrimit në Itali. Pavarësisht një pune të mirë në Shqipëri, nëna e artistit u detyrua të largohet për shkak të dhunës së ushtruar nga i shoqi.

Nëna e Metës ja doli të ndryshonte fatin e saj dhe të tre fëmijëve të saj falë dashamirësisë së dy të panjohurve që e ndihmuan. Një i panjohur i ofron të paguajë me paratë e tij një pasaportë të huaj gjermane nënës së këngëtarit pa marrë asgjë në këmbim.

“Të nesërmen gruaja bën fotografitë dhe ia çon. Ai shkon te një falsifikator dhe një javë më vonë pasaporta është gati. I huaji i uron fat. Ata nuk do ta shohin më kurrë njëri-tjetrin. Gruaja i lë fëmijët me nënën e saj dhe shkon të marrë tragetin që shpreson ta çojë në një jetë të panjohur. I kalon kontrollet nga policia shqiptare pa vështirësi dhe kështu, rreth orës 07:00 të ditës tjetër, anija në të cilën ndodhet hyn në portin e Brindizit”.

Në Itali, megjithatë, sipas artistit, situata bëhet më e ndërlikuar.

Para zbarkimit, çdo pasaportë kontrollohej me përpikëri. Megjithëse, një oficer policie e kupton që dokumentat janë false, por ai e lë të shkojë nënën e tij. Teksa rrëfen këtë histori këngëtari ka edhe një mesazh.

Dy vepra mirësie shpëtuan katër jetë. E imja ishte ndër ato jetë. Ji i sjellshëm, mund të shpëtosh dikë.”

Tema e emigracionit është bërë mjaft e ndjeshme kohët e fundit në shtetin fqinj për shkak edhe të fluksit të lartë të emigrantëve.

Të Fundit