Erion Veliaj: Nuk mund të kemi burgime për një cigare hashash

Në një intervistë me Klan News, kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj iu adresua edhe çështjes së legalizimit të kanabisit. Sipas tij, nuk është e nevojshme të kriminalizohet së tepërmi konsumi i një cigareje hashashi tek të rinjtë pasi në të gjithë botën, ndodh e kundërta.

Erion Veliaj: Unë besoj që një djalë ose vajzë që është gjimnazist te “Sami Frashëri”, “Petro Nini” apo “Qemal Stafa” nuk duhet të bëjë burg për një cigare hashash dhe më duket që ky kriminalizim i tepërt ku ne po mbushim burgjet, paraburgimet dhe komisariatet me ligjet dragoniane ku një gjimnazist ose student për një cigare bar, hashash duhet të rrijë për ditë të tëra në qeli, pastaj të dënohet. Ne mendojmë që e ndihmojmë me këtë lloj disiplinimi në fakt nuk është kështu. Ajo që ka treguar historia në të gjitha vendet e botës është që çdo i ri që ka pasur këtë eksperiencë duke e futur në burg i ke devijuar gjithë jetën, e ke vënë në kontakt me njerëz të regjur në botën e krimit, e ke vënë në krahët e një bote kriminale dhe e ke hedhur në burg për diçka që sot është dekriminalizuar./tvklan.al

Të Fundit