Erion Braçe: Çmimi i grurit rritet me 30%, ju merreni me dy kufoma që luajnë luftash!

“Karteli i importuesve të grurit, prodhimit të miellit, shitjes, prodhuesve të bukës, ka njoftuar sot prodhuesit e brumërave se do të rrisë çmimet me 30%”. Kështu  është shprehur deputeti i PS Erion Braçe, në një status në rrjetet sociale teksa kritikon mediat, të cilat sipas tij nuk trajtojnë problemet madhore por merren me Berishën dhe Bashën.

Braçe thotë se sot është dita e katërt që trajtohen përplasjet në PD, duke i cilësuar Berishën dhe Bashën si dy kufoma që bëjnë sikur vrasin njëri-tjetrin dhe mbajnë peng debatin publik në vend.

 ‘Pupupupupupu;

SOT DITA E KATERT,

E GJITHE MEDIA VIJON MERRET ME DY KUFOMA QE LUAJNE LUFTASH!

E vrau, nuk e vrau, e kalli, nuk e kalli, eshte nul, nuk eshte nul,

e hoqi, nuk e hoqi,

tani qe e hoqi cfare do bej ai, rruget, alternativat, po nuk e pati hequr cfare do bej ai qe nuk e hoqi etj etj etj!

Dy kufoma qe mbajne peng gjithe debatin publik ne kete vend!

Nderkohe iku, u harrua KARTELI I IMPORTUESVE TE GRURIT, PRODHIMIT TE MIELLIT, SHITJES, PRODHUESVE TE BUKES;

Sot KARTELI ka njoftuar cdo prodhues brumerash se do rrise cmimet me 30%!

Merruni me dy kufoma qe bejne sikur vrasin njeri tjetrin ne 14 shtator!’- shkruan Braçe./

Të Fundit