Erion Braçe: Çfarë do i bëjë PD Llogarasë, do ia hapi më poshtë apo më lartë vrimën?

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe i është përgjigjur akuzave të opozitës lidhur me konçensionet e parashikuara në Buxhetin e vitit 2022.

Gjatë fjalës së tij, Braçe deklaroi se qeveria ende paguan 100 mln euro për koncesione të bëra nga qeveria paraardhëse.

Më tej ai u ndal tek sektori bujqësor, për të cilin tha se me këtë buxhet po vazhdon goditja për bujqit.

“Për investimet do paguajnë 1.1 ose 1.2 mld dollarë, por ç’vlerë ka kur shajmë punën njëri-tjetrit. Udhëheqësi juaj vjen këtu dhe flet për nevoja pushteti, për marrëveshje dhe rregulla që të çojnë tek pushteti. E ndjek i yni për të krijuar hapësirë dialogu. Por si nuk u ulëm njëherë ne dhe ju për të folur për një paketë invesimesh në infrastrukturë, rrugë ura tunele energji dhe internet, investime në bujqësi shëndetësi dhe arsim.

T’ju pyes, çfarë do i bëni më shumë ju Llogarasë, do ia hapni më poshtë apo më lartë vrimën. Çfarë do i bëni internetit 5G. Ne dhe ju nuk do i bëjmë dot ndryshe. Të vijmë tek PPP, çdo i bëni ndryshe. Dëgjova një debat për 113 mln dollarë. Paguajmë 100 mln dollar për kontraktorët tuaj. A ja vlen ta shajmë njëri-tjetrin për këtë. Një buxhet nuk është ekonomia por nuk mund të kthehet në mbartëse. Paketën fiskale, dhe natyrisht, gjithë efekttet e saj, ajo që më dhemb është bujqësia. Ata që mua më dhembin janë bujqit. Vazhdon goditja me skemën e pabarabartë të TVSH-së.

Vazhdon goditja, e habitshme në bujqit. Ndërkohë që ne godasim favoret për bujqit dhe prodhuesit por nuk prekim favoret për ndërtuesit. Sot ne e prekim TVSH në inupte bujqësore. Ne vazhdojmë flasim gjithë ditën për qumështin pluhur, por nuk mendojmë dëmin që I bëjmë qumështit të bujkut. Të barazojmë skemën e TVSH-së. Të krijojmë bursën që bujku ta dijë se me sa e shet qumështin e tij. Të çlirojmë tregun e imputeve bujqësore” – tha Braçe.

Të Fundit