Erdogan dhe Mitsotakis urojnë Edi Ramën për fitoren, kryeministri merr mesazhe dhe nga Italia – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Erdogan dhe Mitsotakis urojnë Edi Ramën për fitoren, kryeministri merr mesazhe dhe nga Italia

Kanë nisur urimet e para nga partnerët e huaj për kryeministrin Edi Rama, i cili është drejt fitores së mandatit të tretë në vend.

Mësohet se këtë pasdite, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, kanë uruar kryeministrin Rama për fitoren e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Kryeministri Rama ka zhvilluar vetëm pak minuta më parë një bisedë telefonike me presidentin turk dhe kryeministrin grek. Ndërkohë, Rama ka marrë urime për fitoren edhe nga ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, dhe lideri i opozitës italiane, Matteo Salvini.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *