“Erdhi dita”, Rama: Shmangni radhët dhe regjistrojini fëmijët në shkolla në vetëm 1 minutë

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se tashmë fëmijët mund të regjistrohen në shkolla nëpërmjet portalit e-Albania. Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë thotë se tani ky proces mund të bëhet pa mbledhur “një tufë me dokumente”.

Po ashtu Rama shprehet se kjo mundësi shmang radhët që mund të krijoheshin në dyert e institucioneve arsimore.

“Mirëmëngjesi dhe me lajmin e mirë se erdhi dita të regjistrojmë fëmijët në shkolla, por pa mbledhur më një tufë me letra nëpër duar e pa mbajtur më radhë në asnjë derë institucioni arsimor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.

Të Fundit